Konti Ice nisi aktivitetin në Qershor 2022, themeluar nga CEO Vienna Hysi fillimisht si një punishte e vogël, për t’u zhvilluar më tej dhe duke u kthyer kështu në një furnizues kryesor të resorteve dhe bareve ne zona të ndryshme të Shqipërisë, si Durrës, Kavajë, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Kompania jonë përdor makineri cilësore akulli siç është Tamuton, që është një pajisje me performancë të lartë e projektuar për të gjeneruar dhe ruajtur akullin në mënyrë efikase. Ajo është veçanërisht e njohur për besueshmërinë, efikasitetin energjetik dhe kapacitetin për të prodhuar sasi të mëdha akulli shpejt.




